Çmimet e importit rriten 1.4 për qind në TM2, mineralet shënojnë rritjen më të lartë vjetore

Çmimet e mallrave të importuara në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me një ndikim të veçantë nga materialet e ndërtimit, plastika, kauçuku dhe produktet minerale. Sipas të dhënave të Indeksit të Çmimeve të Importit, niveli i përgjithshëm i çmimeve në TM2 2026 u rrit me 1.4 për qind krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti. Rritjen më të madhe tremujore e regjistruan artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit, me 5.5 për qind. Pas tyre vijnë plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me rritje prej 4.8 për qind, ndërsa produktet minerale u shtrenjtuan me 4.7 për qind. Edhe tekstili dhe artikujt e tekstilit patën rritje të ndjeshme, prej 3.6 për qind, ndërsa shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve, si dhe druri dhe artikujt e tij, u rritën me nga 1.6 për qind. Produktet e industrive kimike shënuan rritje prej 1.5 për qind. Në kategoritë e tjera, çmimet e mjeteve të transportit u rritën me 0.4 për qind, ndërsa artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre, u rritën me nga 0.3 për qind. Produktet bimore u shtrenjtuan me 0.2 për qind dhe vajrat ushqyese me 0.1 për qind, ndërsa çmimet e këpucëve mbetën të pandryshuara.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare

OVL UÇK, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të mos trajtohet thjesht si çështje e …