Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: LDK-ja nuk është “vagon” i asnjë partie tjetër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të qartë se partia e tij nuk synon të ndjekë qëndrimet e ndonjë subjekti tjetër politik në negociatat për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, duke theksuar se LDK-ja do të veprojë në përputhje me bindjet dhe qëndrimet e veta. Abdixhiku deklaroi se LDK-ja nuk duhet të shihet si një subjekt që i përshtatet interesave të partive të tjera, duke reaguar ndaj perceptimeve se ajo mund të jetë pjesë e një strategjie të dikujt tjetër politik. “Nëse dikush ende beson se LDK-ja është vagon i ndonjë partie tjetër, ku ka ndryshuar shumë, LDK-ja është e LDK-së. Vetëm e anëtarësisë së LDK-së. Mësohuni me një LDK të tillë, ju lutem”, tha ai. Duke iu referuar diskutimeve për presidentin e ardhshëm, kreu i LDK-së nënvizoi se subjekti që drejton në këto negociata përfaqëson qëndrimet e veta dhe nuk vepron në bazë të orientimeve të partive të tjera. Sipas tij, vendimmarrja e LDK-së përcaktohet nga bindjet e saj politike dhe nga qëndrimi i anëtarësisë së partisë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare

OVL UÇK, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të mos trajtohet thjesht si çështje e …