Jam motër e dy heronjve të atdheut dhe e di mirë çmimin që është paguar për lirinë që gëzojmë sot. Prandaj, nuk mund të hesht përballë këtyre gjakshiturve dhe bashkëpunëtorëve të veshur nën petkun e luftëtarit dhe patriotëve, që shfaqën krah këtyre monstrumave gjakëkalbur e të shitur. 🤮
Për këta dy në foto po e dimë të gjithë se ishin, janë dhe do të jenë spiunë dhe tradhtarë të kombit shqiptar, por vjen pyetja: “Ju patriotëve”, çka ju lidhi me ta?
Ju mund të fshiheni si të doni pas fjalëve, por populli dhe historia nuk harron!
Kosova nuk është pronë e askujt, aq më pak e ju pseudo-patriotëve, por është tokë e shenjtë, e larë me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët nuk kërkuan asgjë, vetëm liri, dinjitet dhe shtet!
Ndaj, si motër e dy vëllezërve të mi dhe e gjithë dëshmorëve të kombit, e kam “një fjalë”: mos flisni në emër të atyre që dhanë jetë e gjak, sepse ata nuk luftuan si ju, me laps e letër, për interesa të veta personale, duke llogaritur sa përfitime do të keni më pas. Po ju, o matrapazë të lirisë, a keni fije turpi, apo ju ka verbuar paraja e vjedhur dhe e pisët, sa që edhe këta dy spiunë e tradhtarë i keni bërë veteranë të luftës?!
Kush i emëroi këta tradhtarë veteranë? Dilni, flisni, mos u fshehni! Se të njëjtët jeni ju, kalbësira pa hyrë “në dhe”!
Kosova është mbi çdo interes, atdheu mbi çdo individ. Kështu na mësuan ata që e patën përnjëmend të dhënë gjakun për atë tokë. Ndaj, mos e prekni këtë pastërti të tyre, se dikur bëhet vonë për ju, “patriotët e rremë”!
Kur flasin familjarët e dëshmorëve, nuk janë poezi tuaja, shantazh e mburrje se cili është më i zoti e më hero, por janë fjalë dhimbjeje, fjalë sakrifice e fjalë gjaku dhe ne nuk do të lejojmë asnjërin prej jush më të gënjejë dhe të keqpërdorë vendin tonë të shenjtë me tri shkronjat e emblemës së UÇK-së, më të shtrenjtat në histori prej kohës së Skënderbeut e këtej!
Mjaft është mjaft!
Sepse s’paska dhimbje më të madhe për një motër apo familjar të dëshmorit sesa të shkojë pranë varreve të tyre, t’i shohë emrat e tyre të gdhendur në pllaka të mermerit dhe të kujtojë sakrificën, mundin dhe rininë e tyre, e në anën tjetër të dijë se në të njëjtin atdhe, në të cilin këta derdhën gjakun e tyre të njomë e dhanë jetë, ka njerëz që janë kafshë të sëmura, që i shkelin dhe shesin këto vlera për interesa të veta personale!
Mos harroni, o gjakprishur, se kjo tokë dhe këta njerëz të denjë të kombit e paguan shtrenjtë këtë liri, të cilën ju, për pak para e pushtet, po e dhuroni lehtë!
Ndaj, ndërgjegjja juaj është nën zero!
Heronjtë tanë e dëshmuan me vepra, e ju me poshtërsinë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut! 🇦🇱 Gjaku i tyre nuk harrohet, sakrifica e tyre nuk përdhoset kurrë. Mos harroni, jemi të gjallë akoma ne që e duam këtë vend dhe do t’i dalim zot në çdo kohë që kërkohet, por pa ju, të shiturit!
Kosova nuk dorëzohet!…
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
