Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive i bashkohen “Marshit për Liri”

Përfaqësues të disa prej sindikatave kryesore në Kosovë kanë shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Qëndrimi është bërë i ditur pas takimit të përfaqësuesve të platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, me sindikatat e Minatorëve të Trepçës, Zjarrfikësve, Administratës, Shërbimit Korrektues, Shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë. Gjatë takimit është diskutuar për organizimin e marshit dhe mesazhin që synohet të përcillet përmes tij. Platforma “Liria ka Emër” ka falënderuar sindikalistët për përkrahjen, duke theksuar se kërkesa e tyre lidhet me drejtësinë, lirinë dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Sipas organizatorëve, mbështetja e sindikatave i jep marshit përkrahje më të gjerë qytetare dhe shoqërore. “Marshi për Liri” është paralajmëruar për 12 shtator, ndërsa tubimi do të nisë në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …