Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues prej gjashtë muajsh lidhet me periudhën e ushtrimit të detyrës së presidentit dhe jo me individin që e mban këtë pozitë. Sipas Miftarajt, ndërrimi i personit që ushtron detyrën e presidentit, apo edhe rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të krijojë një afat të ri gjashtëmujor. Ai ka paralajmëruar se një interpretim i kundërt do të mundësonte që përmes ndërrimit të personit të tejkalohej kufiri gjashtëmujor i përcaktuar në Kushtetutë. “Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë”, ka deklaruar Miftaraj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
