Në Hagë nis faza vendimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe bashkë të akuzuarve

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit ka hyrë në fazën përfundimtare, me nisjen e deklaratave përmbyllëse të palëve në Gjykatën Speciale. Kryeprokurorja Kimberly West e ka cilësuar rastin si kompleks, duke u ndalur në akuzat ndaj të pandehurve dhe pretendimet për ndërhyrje në procesin gjyqësor. West ka deklaruar se Thaçi përballet me akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa ka pretenduar se ai, së bashku me të tjerët, është përpjekur të ndikojë te dëshmitarët. Sipas saj, prokuroria ka siguruar incizime dhe dokumente që, siç pretendon ajo, mbështesin akuzat për pengim të procesit. Ajo ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të gjykimit dhe ka pretenduar se Thaçi ka udhëzuar bashkë të akuzuarit dhe persona të tjerë të afërt me të që të shënjestronin dëshmitarë të konsideruar të rëndësishëm për rastin. Deklaratat përfundimtare përbëjnë një nga etapat e fundit të procesit, para se gjykata të marrë vendimin përfundimtar.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …