Drejtoria e Inspektoratit e komunës së Malishevës, në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj, po vazhdon inspektimet në të gjitha fushat që janë në kompetencë të saj, në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet sektorit të ndërtimit, si një nga fushat ku vitet e fundit është shënuar një intensitet i shtuar i aktiviteteve ndërtimore.
Inspektimet kanë për qëllim verifikimin e respektimit të lejeve dhe dokumentacionit përkatës, respektimin e kushteve të ndërtimit dhe parandalimin e ndërtimeve pa leje apo jashtë standardeve të përcaktuara me ligj.
Qëllimi ynë nuk është vetëm ndëshkimi, por mbi të gjitha parandalimi, respektimi i ligjit dhe krijimi i një ambienti të rregullt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.