U mbajt mbledhja e shtatë e Komitetit për Komunitete

Në Deçan është mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit, z. Shkëlzen Berisha.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Raport nga ZLK-ja;

3. Raport nga Drejtoria Komunale e Arsimit lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor dhe numrin e nxënësve nga komunitetet jo-shumicë në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Deçanit;

4. Të ndryshme.

Gjatë raportimit nga ZLK-ja, z. Shaban Peqinoviq bëri të ditur se gjatë muajit shtator është evidentuar një rast i ri i riatdhesimit.

Nga Drejtoria Komunale e Arsimit, z. Ramiz Bajrami theksoi se viti i ri shkollor ka filluar mbarë. Ai bëri të ditur se procesi i regjistrimit të nxënësve ende nuk ka përfunduar dhe se deri më tani janë të regjistruar gjithsej 66 nxënës nga komunitetet jo-shumicë.

Në pikën “Të ndryshme”, anëtarët e Komitetit për Komunitete parashtruan pyetje lidhur me numrin e kërkesave të komuniteteve, disa prej tyre janë aprovuar dhe disa të tjera janë refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Zatriq u përurua parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga era

Në Zatriq të Rahovecit, sot është inauguruar parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga …