Lumir Abdixhiku vlerëson Bekim Sejdiun pas tërheqjes nga gara presidenciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Bekim Sejdiut për t’u tërhequr nga gara për president të Kosovës, duke vlerësuar qëndrimin e tij gjatë zhvillimeve të fundit politike. Abdixhiku ka thënë se tërheqja e Sejdiut, përballë asaj që e ka cilësuar si “histeri politike”, dëshmon karakterin dhe dinjitetin e tij. “Bekim Sejdiu tregoi dinjitet. Tërheqja e tij dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë do të ishte zgjedhja e duhur për President”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …