Arben Gashi: Fjalën përfundimtare për situatën politike e ka Kushtetuesja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke thënë se tashmë çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Gashi ka theksuar se që nga 5 gushti është tejkaluar një afat i përcaktuar me Kushtetutë dhe se situata nuk duhet të trajtohet më vetëm si përplasje politike. “tani, fjalën e ka Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Gashi, duke shtuar se pas vendimit të saj do të dihet rruga përpara dhe përgjegjësia politike e secilit. Ndërkohë, përfaqësues të opozitës kanë ngritur shqetësime për mënyrën e konstituimit të Kuvendit, duke pretenduar se pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar. Për këtë arsye, ata e kanë kontestuar edhe legjitimitetin e Qeverisë së formuar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa i bën thirrje Kurtit: Çelësi për zhbllokimin e vendit është në duart e tua

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të Kosovës, …