Nasim Haradinaj kritikon Donika Gërvallën për heshtjen pas verdiktit të Hagës

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mungesën e reagimit pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Duke folur në emisionin “Kosova Today”, Haradinaj tha se mosreagimi institucional, sipas tij, lidhet me gjendjen në të cilën ndodhet shteti. Ai kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kishte ardhur në pushtet me premtime për ndërtimin e shtetit, ndërsa akuzoi edhe opozitën se po fokusohet në interesat e veta. “Sepse s’kemi shtet, o vëlla”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …