Krijimi i kësaj gjykate ishte mashtrim i imponuar. Mashtrimi ishte nga armiqtë, imponimi nga aleatët!
Lufta speciale për ta penguar, lënduar dhe zhbërë Kosovën, kishte marrë hov nga Serbia dhe Rusia, pasi që GJND vendosi që Kosova, me të drejtë universale, u shpall Shtet i Pavarur!
Ky vendim i papritur për ata që e dorëzuan kërkesën në këtë gjykatë, me bindjen se gjithmonë do të vendosej në favorin e tyre! U revoltuan nga ky vendim që nuk ishte në favorin e tyre, por të Kosovës!
Serbo-sllavët, si gjithmonë të krijuar dhe ekzistuar mbi bazën e mashtrimeve (rrenave) që e bazuan ekzistencën e tyre si popull, kështu dhe shpikën me fantazinë e tyre kishtare e shtetërore se Kosova na qenka çliruar nga terroristët me pare droge dhe luftë të ndytë terroriste, gjoja UÇK paskan shitur organe të njerëzve gjatë luftës, si dhe apostrofuan se kjo punë qenka kryer në shtëpinë e verdhë në veri të Shqipërisë, krejt kjo ishte një sajesë, një pjellë e zezë nga ata që kishin bërë kësi veprime në Beograd, në spitalin ushtarak VMO, duke dërguar shqiptarë, të kidnapuar nga Kosova, fëmijë, gra e pleq, të pafajshëm, dëshmitarë, siç tregojnë dëshmitarët e gjallë, të shpëtuar nga kjo maskaradë, duke kërcyer nga kamionët e ngarkuar përplot me të vrarë e të plagosur, për t’i dërguar në Serbi!
Atje ata iu morën organet njerëzve dhe i fshehën kufomat në Batajnicë, pranë Beogradit, në poligonin e milicisë serbe, të tjerët i hodhën me frigorifer në Danub, disa i shkrinë në furrë-lartat e shkritoreve në Majdanpek, e të tjerët i varrosën në varreza masive, vetë serbët dëshmuan se janë përzier me betanë e zhavorr, janë shtruar rrugët me eshtrat e shqiptarëve, treguan edhe për rastin Panda në Pejë, që vetë i kishin vrarë të rinjtë serbë për t’ua hedhur fajin shqiptarëve!
Por asnjëherë nuk i treguan sa nga të kidnapuarve të gjallë e të plagosurve iu morën organet, kur dihet që rreth 4000 njerëzve të Kosovës ia mori, kidnapoi dhe i mbajti peng për së vdekuri Serbia!
Akoma edhe sot, kur po shkruaj, kemi të pagjetur edhe dje i nxorëm disa eshtra të groposur nga serbët në varr masiv në Leposaviq.
Serbia vrau, masakroi mbi 13.500 shqiptarë civilë të pafajshëm, dhe dhunoi me mijëra gra shqiptare, dogji mbi 250.000 shtëpi dhe përzuri rreth një milion shqiptarë nga Kosova.
Këto fakte i di tërë bota, por si gjithmonë historikisht Evropa jo vetëm i mbyll sytë, por edhe favorizon Serbinë gjithmonë në kurriz të shqiptarëve, duke iu dhënë tokë e vend, nga të cilat i përzunë shqiptarët!
Edhe në këtë rast, sa u shfaq rrena serbo-sllave për trafikim të organeve nga UÇK, u gjet Dick Marty, deputet në Parlamentin Evropian, dhe u pagua shumë për ta realizuar këtë qëllim të Serbisë dhe Parlamenti Evropian vendosi ta krijojë enkas një gjykatë, siç e quajtën Speciale dhe të Kosovës!
Speciale, vërtet, me të gjitha specialitetet, me të njëjtit njerëz të Euleksit që hetuan e gjykuan në Kosovë, pa asnjë përvojë dhe njohje të traditave juridike botërore të luftërave, u formua krejt me të huajtë, pa asnjë qasje nga kosovarët, me vendime e rregulla të vetë krijuara, me struktura të vetë krijuara, Prokuror, Gjykatë dhe nivele nga Themelorja, Apeli, Supremja dhe Kushtetuesja, krejt këto në një strukturë të kësaj Gjykate, që do të thotë se ia ka marrë të gjitha ingerencat juridike Kosovës, Kosovës ia mori shtyllën e drejtësisë, Kosovës pas Pavarësisë nga Evropa dhe aleatët e saj, bashkë me ndikimin e miqve dhe aleatëve tanë!
U kushtëzua Kosova, e do këso gjykate apo një asi ndërkombëtar që i bie e do të magarit apo të t ‘hanë gjarpri!
Lidershipi i Kosovës, posë që ishte i papjekur, i papërvojë, ishte shumë i lidhur për karrigen e pushtetit, duke menduar se do të jenë të paprekshëm kryesorët, koka e pushtetit, u bindën ta themelonin dhe e arsyetuan se me anë të kësaj gjykate do t’i heqim mjegullnajat dhe shpifjet ndaj Kosovës, konkretisht ndaj UÇK-së!
Me këtë motiv, si dhe me shumë presion, lutje e joshje, bashkë me përkrahjen bindëse të Ambasadës Amerikane, që u thirrën edhe në Presidentin Bajden, të formohej kjo gjykatë se është në të mirën e Kosovës!
Parlamenti i Kosovës ndërhyri në Kushtetutë, ku i dha të drejtë ndërkombëtarëve, në këtë rast Këshillit Evropian, ta formojë Gjykatën dhe Kosova garantoi për bashkëpunim me ta!
U pranua që gjykata të instalohej në Holandë, gjegjësisht në Hagë, dhe hyri në marrëveshje për pagesat e qirasë të kësaj kreature në Holandë!
Gjykata nga 2015 filloi krijimin e vetvetes pa ndonjë ingerencë të Kosovës, krijoi Prokurorin dhe vendosi në krye të gjykatës zonjën Trandafilova!
Çuditërisht, asnjë prokuror nuk u pranua shqiptar në këtë gjykatë, përkundër bashkëpunuan me prokurorët e Serbisë dhe i përzgjodhën në Euleks dhe Unmik më antishqiptarët të llojit të Salustros dhe të tjerëve të Serbisë, që thoshte shqiptarët duhet trajtuar si shtazët!
Këta prokurorë shkuan, morën mbi 29.000 dosje në Serbi dhe përdorën me qindra dëshmitarë të joshur me mënyra të ndryshme dhe i shpallën të mbrojtur e prapa perdeve me qindra, si dhe shumë të deklaruar vetëm me shkrim, pa iu zbuluar identiteti i tyre!
- Një pjesë prokuroria i morën dhunshëm dëshmitarë të dyshuar për një e më shumë krime, kështu iu shkruante në shkresat që iu dërgonin dhe paraqitje të detyrueshme!
Kjo ishte presion mbi dëshmitarët, që të flasësh kundër këtyre të akuzuarve, apo do të jesh vetë i akuzuari për këtë atë!
Shumë nga këta bënë lëshime në kurriz të të akuzuarve, dihet që disa nga ta patën marrëveshje me prokurorin, duke nënshkruar marrëveshje me ta!
Këtyre, kësaj kategorie, nuk iu dihet çfarë thanë në Prokurori, pos asaj që thoshin hapur në gjykatë, këta mbroheshin me avokat dhe me pazare paraprake me prokurorin, për dëshmitë e deponuara, që do të zbardhen kurdoherë!
Prokuroria, pasi nuk gjeti prova sipas shpifjes serbe dhe sajesës së Dick Martyt për akuzën:
- Trafikim Organesh –
formuloi akuzën: NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE!
Prokuroria nuk ka arritur të gjejë dhe argumentojë ndonjë të gjetur, si ku krijuar, me çfarë vendimi me shkrim apo me gojë, me cilat norma statutare apo ligjore, apo të paligjshme lindi kjo ndërmarrje!
Por në fund fare u kuptua se kjo ndërmarrje, sipas kësaj gjykate, paska qenë UÇK-ja!!!
Prokuroria pretendoi se UÇK paska bërë krime kundër njerëzimit, edhe këtu nuk solli prova dhe të gjetura! Ky pretendim ra!
Prokuroria akuzoi krerët e UÇK dhe të Shtetit të Kosovës se paskan torturuar e vrarë njerëz me qindra e krejtësisht të pafajshëm, sipas tyre, krejt kjo bëhej për ta marrë pushtetin, është krejtësisht e pa kuptimtë, me njërën anë i paraqet të pafajshëm dhe viktima, edhe ata kolaboracionistët që sipas gjykatës nuk paskan qenë spiunë, edhe viktimat krejtësisht të pafajshëm, dihet që asnjë nga ata nuk ishin në pushtet, pra kush u vra për pushtet, asnjë pushtetar, asnjë kryetar komune, apo i ndonjë fshati!
Nëse mendohet që pasluftës është bërë luftë politike për pushtet, kjo ndodh gjithkund, dhe duhet cilësuar politike, jo luftë kriminale!
Para dhe gjatë lufte, dihet, pushtetin e kishte në Kosovë pushtuesi serbë! Kjo luftë ishte e drejtë për ta çliruar nga okupimi Kosovën dhe ishte shumë e pastër, më e pastër se çdo luftë tjetër në botë deri sot!
Pastaj Prokuroria, pa u bazuar fare në realitetin e asaj kohe kur ishte luftë, akuza: Të akuzuarit kanë pas përgjegjësi për mosveprim, si udhëheqës të luftës?!
Asë kjo nuk duhej të qëndroi, pasi që nuk kanë qenë mundësitë reale me mund me e kontrolluar luftën çlirimtare popullore që ka qenë e grupuar në grupe e nisur në distanca të pakapërcyeshme, me qindra ndërprerje dhe pengesa nga armiqtë!
Atëherë Kosova nuk i kishte ligjet e veta, nuk i kishte burgjet, as strukturat shtetërore, nuk ishte shtet, ishte e pushtuar!
T’i akuzosh udhëheqësit për mosveprim e parandalim në aso rrethanash do të thotë t’iu mveshet faji që pretendon Serbia!
Përndryshe, edhe tani në çdo shtet të mirë organizuar ndodhin vrasje apo krime, kryetari i shtetit nuk penalizohet, as nuk dënohet, sepse krimet nuk paralajmërohen për t’i marrë masat paraprakisht!
Për krejt këto që i sqarova dhe pasojat që ndodhën nga vendimet e gabuara të Gjykatës Speciale, me dënimin fajësues të katërshes së akuzuar:
- Hashim Thaçin, ish-Drejtor i Drejtorisë Politike, Shpallësin e Pavarësisë, Presidentin e Kosovës.
- Jakup Krasniqin, zëvendës komandantin e UÇK dhe ish-kryetarin e Parlamentit të Kosovës.
- Kadri Veselin, ish-shefin e ZKZ, G2 i UÇK-së dhe Kryetarin e Parlamentit të Kosovës.
- Rexhep Selimin, themeluesin e UÇK-së, luftëtarin e ditëve të para, ish-Ministrin e rendit dhe deputetin e Parlamentit.
Të gjithë këta t’i dënosh në emër të popullit që ju sollën lirinë është më shumë se absurde!!!
Prandaj urgjentisht Qeveria ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ta shqyrtojë gjendjen e krijuar dhe të marrë masa adekuate me gjendjen brenda Kosovës dhe rreth saj!
Të mblidhet Parlamenti në seancë të jashtëzakonshme, ta abrogojë ligjin e funksionimit të Gj. Speciale! Kjo që mund bëhet me shumicën e thjeshtë të votave!
Të hyjë Qeveria në bisedime me shkrim dhe përfaqësues ta sqarojë Këshillin Evropian që për Kosovën nuk është më e nevojshme Gjykata Speciale, dhe duhet të shuhet deri më 30 janar 2027!
Duhet shqyrtuar marrëveshjen me Shtetin e Holandës për ta përmbyllë qiranë për këtë Gjykatë në Hagë!
Deri në zbatimin e të gjitha që thamë më lartë, Parlamenti të shpallë masë të përkohshme për këtë gjykatë, që t’i ndërpritet aktiviteti subversiv anti-Kosovë!
Kjo do të thotë se vendimet e padrejta ndaj të gjithë të akuzuarve nga kjo gjykatë bien poshtë!
Ma mirë një fund i keq i kësaj gjykate, se sa një e keqe pa fund nga kjo!
Jam unë dhe populli im i Kosovës që të gjinden fajtorët e viktimave, që të gjithat në Kosovë dhe të dënohen nga gjykatat vendore të gjithë fajtorët, të kompensohen familjarët e viktimave dhe të nderohen!
Populli Shqiptar të gjejë forcën ta tejkalojë këtë idhërim dhe këto pasoja, t’i kthejmë në suksesin kombëtar, të bashkohemi në një shtet të vetëm Shqiptar, që të jemi të fuqishëm përballë armiqve!
Jo korgjim e zvoglim të dënimit por pafajsi, shumë kush i prirë në mohim thotë po nuk bënë kështu e ashtu, unë shkrova ato që mund dhe duhet bërë!
Parlamenti i Shqipërisë ka nxjerrë një vendim; që t’i bashkojnë dhe bashkërendijnë veprimet dy qeveritë Shqipëri-Kosovë, për të bërë çdo gjë të mundur për këtë çështje! Prandaj edhe Qeveria e Kosovës të bashkohet në bashkëveprim, ta dërgojnë bashkë lëndën në Strasburg, pasi që është e atakuar edhe Shqipëri nga gjykata, sikur kishte vendalime në dy komunat e saj! Kështu që të shfrytëzohet e drejta për në Strasburg bashkërisht me Shqipërinë! Kjo çështje do angazhim gjithshqiptar.
Poshtë padrejtësia!
Rroftë liria!
Rroftë populli Shqiptar i lirë dhe i bashkuar!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
