Avdullah Hoti kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar lidhur me aktgjykimin e gjykatës speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hoti ka thënë se kanë kaluar gjashtë ditë nga shpallja e aktgjykimit dhe se Kuvendi ende nuk është mbledhur për të diskutuar qëndrimet e grupeve parlamentare dhe të Qeverisë lidhur me këtë çështje. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor, por njëkohësisht duhet të mbajnë qëndrim institucional ndaj aktgjykimit. Hoti ka propozuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë të re për angazhimin shtetëror të Kosovës gjatë shqyrtimit të çështjes në shkallën e dytë. “Para së gjithash, Kuvendi duhet ta bëjë të qartë: askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës për mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe për liri”, ka shkruar Hoti. Ai ka kërkuar gjithashtu nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë një mobilizim diplomatik me aleatët ndërkombëtarë që kanë mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara, në funksion të angazhimit institucional të Kosovës gjatë fazave të mëtejshme të procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Aleanca: Mbështesim çdo iniciativë demokratike për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon, siç thotë ajo, …