Aleanca: Mbështesim çdo iniciativë demokratike për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon, siç thotë ajo, vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Në një njoftim, Aleanca ka theksuar se mbetet konsistente me qëndrimin e saj institucional që nga fillimi i këtij procesi, duke shprehur bindjen se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga UÇK-ja, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme. “Aleanca, duke mbetur konsistente me qëndrimin e saj institucional që nga fillimi, mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në njoftim. Aleanca ka shprehur gjithashtu bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm në përfundim të procesit, ndërsa ka kërkuar nga Kosova dhe institucionet e saj që të ndërmarrin çdo veprim të mundshëm, në kuadër të mjeteve ligjore dhe demokratike, në mënyrë që procesi të përfundojë, sipas saj, me drejtësi të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Trashëgimia e Thaçit do të lidhet edhe me aktgjykimin e Hagës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte një prej figurave me të cilat Shtetet e Bashkuara …