Në kuadër të bashkëpunimit midis Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, sot u bë dorëzimi i rrethojës së renovuar rishtazi për çerdhen publike “Zërat e Ëmbël” në Malishevë. Ky projekt u realizua nga Komanda Rajonale-Perëndim e KFOR-it, konkretisht nga kontingjenti italian.
Në ceremoninë e përfundimit të projektit morën pjesë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati; përfaqësuesi i Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, nënkoloneli Giovanni De Lucia; si dhe drejtoresha e çerdhes “Zërat e Ëmbël”, Behare Gashi-Shala.
Kryetari Ekrem Kastrati e falënderoi nënkolonelin De Lucia për përfundimin e këtij projekti, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm e pozitiv midis Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.
Ndërkaq, drejtoresha e çerdhes “Zërat e Ëmbël”, Behare Gashi-Shala, falënderoi kontingjentin e KFOR-it për realizimin e këtij projekti, i cili, sipas saj, është i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përshtatshëm për fëmijët.