Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së nuk pritet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim në Presidencë. Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit kanë vendosur të mos marrin pjesë në takimin e propozuar nga Haxhiu. Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka bërë të ditur se familja e tij pret prej vitesh që përfaqësuesit institucionalë t’i vizitojnë në shtëpi. “Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur”, ka shkruar Krasniqi. Takimi i propozuar nga Haxhiu vjen në një kohë kur familjet e ish-krerëve të UÇK-së kanë reaguar ndaj aktgjykimeve të fundit të gjykatës speciale në Hagë dhe zhvillimeve që pasuan ato.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
