Platforma “Liria ka Emër” do të mbajë të dielën një protestë paqësore në qytetin e Trevisos në Itali, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi. Kadri Veseli, Rexhep Selimi. Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të nisë në orën 15:00 dhe synon të shprehë reagimin ndaj vendimit gjyqësor.