Klestor Veseli: Çdo veteran dhe ushtar i UÇK-së do të ishte krenar me rininë që po proteston

Klestori Veseli, djali i Kadri Veselit, ka marrë pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të tetën ditë radhazi në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Pas protestës, Veseli ka falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në tubimet e organizuara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Pjesëmarrja e të rinjve në protestë është një arsye krenarie për veteranët dhe ushtarët e UÇK-së. “Unë mendoj që çdo veteran e çdo ushtar i UÇK-së, ata që janë gjallë e ata që na shohin nga qielli, kishin qenë krenarë me këtë rini”, ka deklaruar Klestori Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Alkena Dervishaj: “Me Ramushin President, ndryshe këndohet kënga”

Aktivistja Alkena Dervishaj ka bërë thirrje që Ramush Haradinaj të votohet për President të Kosovës, …