Kryetari Lushtaku përkujton dëshmorët e kombit në përvjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, në përvjetorin e rënies së tyre. Në një postim në Facebook kryetari Lushtaku ka shkruar:

Sot, me nderim, përulje dhe krenari, nderuam dëshmorët e kombit Naser Kodra dhe Adem Lushtaku nga Prekazi, Shkëlzen Gashi nga Kryshefci dhe Rrustem Hoti nga Morina.

Tek varrezat e Dëshmorëve në Mitrovicë nderuam dëshmorët e kombit Agim Ramadani dhe Mustafë Shyti.

Në këtë datë kujtojmë me respekt të veçantë edhe doktorin e luftës dhe bashkëluftëtarin Lec Gradica, si dhe dëshmorët Mehmet Saliuku, Behram Morina dhe Skender Alushani.

Sakrifica e tyre mbetet e skalitur në historinë e lirisë së Kosovës. Kujtimi për ta është i përjetshëm, ndërsa vepra e tyre do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati falënderon KFOR-in për renovimin e rrethojës së çerdhes publike në Malishevë

Në kuadër të bashkëpunimit midis Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, sot u bë dorëzimi i …