ZPS kërkon që Hashim Thaçit të mos i llogaritet paraburgimi dhe kërkon edhe gjashtë vjet burgim

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të mos i llogaritet koha e kaluar në paraburgim në çështjen për pengim të drejtësisë, duke kërkuar edhe gjashtë vjet burgim për të. Kërkesa është paraqitur në dosjen finale të çështjes “12”, ku përveç Thaçit akuzohen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Sipas ZPS-së, koha që Thaçi ka kaluar në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 duhet të llogaritet vetëm në çështjen “06”, në të cilën ai është dënuar me 25 vjet burgim. Prokuroria i është referuar një vendimi të Dhomës së Apelit në çështjen Bemba et al., sipas të cilit koha e kaluar në paraburgim në procedura të ndryshme mund të llogaritet vetëm një herë. Për çështjen “12”, ZPS-ja ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, ndërsa nëntë muaj për Hajredin Kuçin. Nëse kërkesa për Thaçin pranohet dhe dënimi i çështjes “12” i bashkëngjitet atij të çështjes “06”, dënimi i kërkuar nga Prokuroria do të arrinte në 31 vjet burgim.

Kontrolloni gjithashtu

Pankarta para Kuvendit: “Deputetë, mos heshtni”

Disa qytetarë kanë vendosur pankarta para objektit të Kuvendit të Kosovës, përmes të cilave u …