Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku kërkon veprime nga Qeveria pas vendimit të Hagës: Po shoh një Qeveri pa fjalë e pa veprime

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ndonëse ka shprehur pesimizëm për veprimet e institucioneve. Lushtaku tha se burrat që ndodhen në Hagë nuk po përballen me këtë proces vetëm për veten apo familjet e tyre, por, sipas tij, për gjithë Kosovën. Ai theksoi se qytetarët presin vendime konkrete nga institucionet, e jo vetëm deklarata. “Këta burra që janë atje nuk janë as për vete, as për familjet e tyne, por për tanë Kosovën. Unë mendoj që Qeveria duhet të flasë, duhet të marrë vendime. Unë ma së paku jam prej atyne burrave që iu besoj fjalëve. Unë dhe qytetarët e këtij vendi duan me pa vendime konkrete nga Qeveria e Kosovës”, tha Lushtaku për Klan Kosovën. Ai shprehu kritika të drejtpërdrejta ndaj institucioneve, duke thënë se deri tani sheh mungesë të veprimeve konkrete. “Unë pe shoh një Qeveri pa fjalë, pe shoh një Qeveri pa veprime. Uroj që Qeveria, Parlamenti i Kosovës të marrë vendime”, deklaroi Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza paralajmëron pjesëmarrje në protestën e 1 tetorit: “Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë”

Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e …