Përparim Gruda: Do të ishte e pandershme të kushtëzohej votimi i ligjit për Specialen me zgjedhjen e presidentit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se do të ishte e pandershme që votimi i ligjit të propozuar për Gjykatën Speciale të kushtëzohej me votimin e presidentit të Kosovës. Gruda tha se shpreson që një kërkesë e tillë të mos bëhet, ndërsa theksoi se, edhe nëse ndodh, PDK-ja, sipas tij, është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që e konsideron të nevojshëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Gruda foli edhe për qëndrimin e LDK-së ndaj votimit të ligjit, duke thënë se shqetësimet për vrasjet politike pas luftës mund të jenë arsye për kundërshtim, por, sipas tij, këto raste nuk përfshihen në aktakuzën dhe vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “I kuptoj shqetësimet që i kanë njerëzit e LDK-së për vrasjet politike pas luftës, por asnjë nga vrasjet politike nuk është në aktakuzë dhe në vendimin dënues”, tha Gruda. Ndërkohë, për Vetëvendosjen, ai tha se qëndrimi i saj i mëhershëm kundër themelimit të Gjykatës Speciale duhet të dëshmohet edhe përmes votës ndaj nismës së PDK-së. “Nëse VV-ja krenohet sot se nuk e ka votu Gjykatën Speciale, është koha me e bo testin. Sa të sinqertë kanë qenë atëherë, matet me votën sot këtu”, deklaroi Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza paralajmëron pjesëmarrje në protestën e 1 tetorit: “Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë”

Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e …