Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në New York, ku Rama foli për rastin e ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në fjalimin e tij, Rama tha se Shtetet e Bashkuara duhej të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, ndërsa deklaroi se Joe Biden, i cili më herët e kishte cilësuar Thaçin si “George Washington i Kosovës”, e kishte “tradhtuar” atë. Rama theksoi se, sipas tij, mbështetja amerikane për ish-krerët e UÇK-së nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar zhvillimin e procesit në Hagë dhe se katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar gjithsej me 81 vjet burgim. Endrit Thaçi e ka ndarë këtë pjesë të fjalimit të Ramës në profilin e tij, duke e bërë publike deklaratën e kryeministrit shqiptar lidhur me babanë e tij dhe procesin gjyqësor në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
