Ali Ahmeti nga protesta në Shkup: “Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën dhe fakte”

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot në Shkup kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ali Ahmeti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka publikuar fotografi nga protesta, duke e cilësuar atë si pjesë të mobilizimit qytetar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. “Në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Ahmeti. Ai ka kundërshtuar bazën e akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke deklaruar se ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi, siç i ka cilësuar ai, akuza të fabrikuara dhe narrativa të ndërtuara nga Beogradi e Moska. Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, fakte dhe një proces të drejtë. Ai ka thënë se zëri i mijëra qytetarëve në Shkup, Prishtinë dhe qytete të tjera është përqendruar në kërkesën për drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që, sipas tij, luftuan për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Masakra e Gollubovcit

28 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 26 shtator 1998 në Gollubovc dhe Pllaqicë

Më 26 shtator 1998, në Komunën e Malishevës, forcat serbe vranë dhe ekzekutuan 28 civilë …