Azem Sylës i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

Azem Syla mohon përplasjen me Behajdin Allaqin: “Kurrë nuk kam pasur kundërshti me bashkëveprimtarin tim”

Azem Syla ka reaguar lidhur me pretendimet për një përplasje të mundshme me bashkëveprimtarin e tij të hershëm, Behajdin Allaqi, duke i cilësuar këto pretendime si të pabazuara. Në reagimin e tij, Syla tha se ka vendosur të flasë në respekt të familjes së Allaqit dhe theksoi se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë kundërshti. Syla e lidhi këtë reagim me debatet e krijuara pas aktgjykimit në Hagë, duke pretenduar se në këtë periudhë po qarkullojnë akuza që, sipas tij, synojnë të thellojnë ndarjet brendashqiptare. “Për hir të familjes gjithmonë të nderuar Allaqi, fëmijëve të Behajdinit, bashkëshortes, motrave dhe farefisit, dhe jo për hir të tjetërkujt, reagoj me vendosmëri absolute: siç e dinë ata e të gjithë, kurrë nuk kam pasur kundërshti me shokun e bashkëveprimtarin tim të hershëm Behajdin Allaqi”, thuhet në deklaratën e Sylës. Ai kundërshtoi në mënyrë të veçantë pretendimet që lidhen me një mbledhje në Kollare të Kërçovës në vitin 1993, duke shprehur mirënjohje ndaj Ali Ahmetit për mohimin e kundërshtisë së pretenduar. “I jam mirënjohës Ali Ahmetit për mohimin e kundërshtisë që u shpik lidhur me mbledhjen në Kollare të Kërçovës në vitin 1993”, ka deklaruar Syla. Në përfundim të reagimit, ai ka përmendur dëshmorët e kombit, duke e mbyllur deklaratën me fjalët: “Lavdi dëshmorëve të kombit”.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit merr kuptim vetëm nëse miratohet ligji për Specialen

Daut Haradinaj ka reaguar pas miratimit në Kuvend të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave …