OVL e UÇK-së paralajmëron protesta nëse nuk ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që sa më parë të procedojë në Kuvend ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një konferencë për media, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka paralajmëruar se veteranët do të dalin në rrugë nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. “Ne veteranët nuk do të rrimë duarkryq. Po japim mundësi që të reflektojë kjo qeveri dhe në rrethana të tjera ne do të dalim në rrugë”, ka deklaruar Syla. Ai ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të zvarritet, duke argumentuar se ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të përballen me kufizime në procesin gjyqësor në Hagë. Syla gjithashtu ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit të 1 tetorit, i organizuar për të kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Katër muaj pa terapi për një paciente me kancer

Deputetja e PDK, Sala Jashari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben …