Kryetari Latifi mbajti takimin e tretë periodik të vitit me punonjësit e administratës komunale

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në prani të drejtorit për Administratë, Afrim Dina, mbajti takimin e tretë periodik për vitin 2026 me punonjësit e administratës komunale.

Gjatë takimit, Kryetari falënderoi punonjësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.

Kryetari theksoi rëndësinë e respektimit të orarit të punës, disiplinës dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrave, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mentor Malokun

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime …