Sot, u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e kryesuar nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj.
Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe zyrtarë të administratës komunale.
Në kuadër të rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan çështje të ndryshme me rëndësi për Komunën e Deçanit, ndërsa u votua edhe Projekt-Buxheti i Komunës për vitin 2027, së bashku me parashikimet për dy vitet e ardhshme.
Pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i transkriptit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Buxhetit për vitin 2027 dhe parashikimet për dy vitet e ardhshme;
3. Plotësim-ndryshimi i Rregullores për menaxhimin e mbeturinave;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – parcela nr. 01098-0, ZK Dranoc, si dhe formimi i Komisionit Vlerësues;
5. Formimi i Komisionit për ndarjen e bursave për studentë dhe Komisionit të Ankesave në procesin e ndarjes së bursave;
6. Marrja e vendimit për aprovimin e dy anëtarëve të Komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/es në SHFMU “Sylejman Vokshi” – Prelep;
7. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollor 2026/2027;
8. Shqyrtimi i raportit të performancës komunale;
9. Të ndryshme – përgjigje në pyetjet e parashtruara nga anëtarët e Kuvendit.
Gjithashtu, si pikë shtesë e rendit të ditës u trajtua çështja e mbeturinave dhe shërbimeve të kompanisë “Higjiena”, me qëllim të adresimit të çështjeve që lidhen me menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Deçanit.