Bedri Hamza: Deklaratat e ambasadorëve për verdiktin e Hagës janë ndërhyrje në drejtësi

Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorëve të huaj në Kosovë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai u ka bërë thirrje ambasadorëve të vendeve mike që të kontribuojnë në stabilitetin e situatës dhe të kenë kujdes në komentimin e procesit gjyqësor. Ai ka deklaruar se fajësia e ish-krerëve të UÇK-së ende nuk është përcaktuar përfundimisht, pasi procesi gjyqësor nuk ka përfunduar në të gjitha shkallët. “Ata janë të pafajshëm, nuk është saktësu fajësia e tyre në të gjitha shkallët e gjykatave”, ka thënë Hamza. Sipas tij, deklaratat e ambasadorëve lidhur me verdiktin e Hagës mund të konsiderohen ndërhyrje në drejtësi. “I bëj thirrje të gjithë ambasadorëve të vendeve mike të kontribuojnë në stabilitetin e situatës dhe pasqyrimin e drejtë të gjendjes, përndryshe e konsideroj që është edhe ndërhyrje në drejtësi”, u shpreh Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri kritikon institucionet: Ligji për Specialen mbetet në sirtar, shteti nuk qeveriset në minutën e fundit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet e vendit për vonesat në procedimin e …