Vlora Çitaku: Për ligjet e tjera procedura të përshpejtuara, për mbrojtjen e UÇK-së zvarritje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si po trajtohen projektligjet në Kuvend, duke e veçuar në veçanti projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Çitaku tha se në komisionet parlamentare po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, shumë prej tyre në fushën e drejtësisë, pa, sipas saj, analizë të mjaftueshme, debat substancial dhe dëgjime publike. Ajo pretendoi se, ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara po mbahet pa u proceduar, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”. “Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!”, ka shkruar Çitaku. Ajo u ka bërë thirrje ministres Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryeministrit Albin Kurti që projektligji të procedohet në Kuvend, duke kërkuar gjithashtu që të merret parasysh kërkesa e qytetarëve që, sipas saj, prej 15 ditësh po protestojnë në shesh. “Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj”, ka deklaruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti u bën thirrje partive për Presidentin: “Le të ulemi bashkë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partitë politike që të ulen bashkë për …