Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Vendimi është marrë me propozim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, katër ish-krerët e UÇK-së janë nderuar për kontributin dhe rolin e tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton Dr. Shpëtim Robajn: 28 vjet nga rënia e mjekut që u qëndroi pranë luftëtarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, në 28-vjetorin e rënies së …