KPF mbajti mbledhjen e pestë urgjente për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit komunal të Malishevës, Fatmir Ademaj, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë urgjente për këtë vit.

Gjatë mbledhjes, pas shqyrtimit të pikës së rendit të ditës, KPF-ja ka rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës projekt-rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale, për vitin 2027.

Projekt-rregullorja para anëtarëve të KPF-së është prezantuar nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Arbër Kastrati, i cili gjatë prezantimit është përgjigjur edhe në pyetjet dhe kërkesat për sqarime para anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati:UÇK-ja është historia jonë, krenaria jonë dhe liria jonë!

Në unitet institucional, Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi Deklaratën përmes së cilës riafirmuam një …