Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se liria dhe shteti i Kosovës përbëjnë rezultatet kryesore të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj tha se kjo trashëgimi, sipas tij, ka karakter të përhershëm dhe do të ketë rëndësi edhe për brezat e ardhshëm. “Produkti i UÇK-së është i përjetshëm. Rezultati i UÇK-së është liria e Kosovës, ndërsa produkti i saj është shteti i Kosovës”, tha Limaj, duke shtuar se me kalimin e kohës rëndësia e këtyre rezultateve, sipas tij, bëhet edhe më e madhe. Ai theksoi se qytetarët duhet të ndihen krenarë dhe të identifikohen me këtë trashëgimi, pasi përfitimin nga liria, siç u shpreh, do ta përjetojnë veçanërisht brezat e rinj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
