Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në shenjë proteste, në kohën kur në Kosovë pritet të arrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Protestuesit janë mbledhur në hapësirat e aeroportit, ndërsa vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e turit të saj rajonal në Ballkanin Perëndimor. Vizita e von der Leyen në Kosovë, e konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian, zhvillohet në kuadër të vizitës së saj rajonale. Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më 2 tetor pritet të vizitojë Shkupin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
