Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës së Malishevës sot ka marrë vendim që gjatë gjithë muajit tetor, mamografia dhe ultrazëri të ofrohen pa pagesë për gratë në nevojë në QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Përmes kësaj nisme ka thënë Kastrati synohet që të mundësojmë qasje më të lehtë në kontrolle parandaluese, duke inkurajuar çdo grua që të kontrollohet me kohë, sepse zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.