Njoftim nga Komuna e Skenderajt për Shikimin Publik i të dhënave kadastrale

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët, pronarët, poseduesit dhe palët e tjera të interesuara se, në kuadër të aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në bashkëpunim me kompaninë Gjeogauss, nga 2 tetori deri më 30 nëntor 2026, në orarin 09:00–16:00, do të mbahet Shikimi Publik i të dhënave kadastrale për zonat e përcaktuara në Komunën e Skenderajt.

Lokacionet:

Polac dhe Novosellë – përballë xhamisë

Llaushë – Rr. Arben Haliti

Gjatë periudhës së Shikimit Publik, pronarët, poseduesit dhe palët e interesuara ftohen të paraqiten për të verifikuar të dhënat lidhur me pronat e tyre dhe, nëse kanë vërejtje apo mospërputhje, t’i paraqesin ato sipas procedurave përkatëse.

Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i qytetarëve janë të rëndësishëm për saktësinë, plotësinë dhe përditësimin e të dhënave kadastrale.

Komuna e Skenderajt i fton të gjithë qytetarët e interesuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për verifikimin e të dhënave të pronave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderoj me mirënjohje Ilaz Ismajlin dhe Emrush Tafën

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim z. Ilaz Ismajli dhe …