Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se qytetarët po vazhdojnë të dalin në sheshe për të kërkuar drejtësi, ndërsa falënderoi pjesëmarrësit në protestë dhe shqiptarët që, sipas tij, kanë shprehur mbështetje nga vende të ndryshme të botës. “Çdo ditë, sheshet e Kosovës po mbushen me thirrje për drejtësi. Edhe sot nga Prishtina marshuam duke kërkuar Liri për Çlirimtarët. Faleminderit gjithë shqiptarëve anembanë botës. Faleminderit secilit që vendimit të Hagës po i përgjigjet me: JO NË EMRIN TIM! Rroftë UÇK!”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
