Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark hodhi poshtë si “qesharake” pretendimin se ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ishte përdorur për të larguar vëmendjen nga skandali politik që lidhej me presidentin amerikan Bill Clinton. Sipas tij, vendimi për ndërhyrje ishte i lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe me përvojën e bashkësisë ndërkombëtare pas luftërave në Bosnjë dhe gjenocidit në Ruandë. Ai tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk dëshironin që një situatë e ngjashme të përsëritej në Kosovë. Në fund të intervistës, Clark bëri thirrje për tejkalimin e armiqësive të së kaluarës dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të mira në rajon. “Ne bëmë sa mundëm. Le të nisim të ndërtojmë një raport më të mirë në rajon”, përfundoi ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
