Komuna e Ferizajt ka hapur shqyrtimin publik për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Ferizajt.
Sipas drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi, ky proces ka për qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve, institucioneve, organizatave dhe të gjithë akterëve të interesuar në vlerësimin e ndikimeve të planifikimit të ardhshëm komunal në mjedis dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.
Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor e prezantoi Flaka Deda nga kompania INSI, duke paraqitur elementet kryesore të raportit dhe aspektet mjedisore që lidhen me Planin Zhvillimor Komunal.
Gjatë shqyrtimit publik, të gjithë të interesuarit kanë mundësinë të njihen me dokumentacionin përkatës dhe të paraqesin komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të këtij procesi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
