Andrej Plenkovic

Zagrebi paralajmëron forcim të kapaciteteve mbrojtëse

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur shqetësim të fortë për ritmin e armatosjes së Serbisë, duke deklaruar se Zagrebi po e ndjek me vëmendje të shtuar zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Beogradit. Plenkoviç e përshkroi procesin si një armatosje të jashtëzakonshme, që sipas tij ngjan me një “shportë blerjesh” në tregjet ndërkombëtare të armëve. Ai tha se vendet fqinje të Serbisë duhet të shtrojnë pyetjen se përse Beogradi po investon në një shkallë kaq të madhe në kapacitete ushtarake. “Procesin e armatosjes së Serbisë e ndjekim me shumë vëmendje”, deklaroi Plenkoviç, duke bërë të ditur se kjo çështje është diskutuar edhe në Këshillin për Mbrojtje dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kroacisë. Sipas tij, Zagrebi po e trajton këtë zhvillim edhe me partnerët e tij ndërkombëtarë. Kryeministri kroat theksoi se Kroacia, si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po investon në forcimin e kapaciteteve të veta të mbrojtjes. Sipas tij, buxheti kroat për mbrojtjen është trefishuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa këto kapacitete, në qëndrimin e Zagrebit, kanë karakter parandalues dhe nuk synojnë të përbëjnë kërcënim për vendet e tjera.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj kritikon organizimin e protestës dhe kërkon mobilizim më 6 tetor

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, duke e …