Kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të Kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj duke e cilësuar këtë si hap të madh drejt totalitarizmit. “Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales është një ndër veprimet më të gabuara të këtij regjimi! Kosova bëri edhe një hap të madh drejt totalitarizmit. Tashmë, për herë të parë që prej kohës së komunizmit, Kosova qeveriset nga një kastë me tipare të pastra të një regjimi totalitar. Nga slogani “hajnat në burg“ përfundoi te “hajnat nën mburojën e pushtetit“. Kosova ka mjaftueshëm njerëz të ditur dhe patriotë. Populli i Kosovës do ta rikthejë qeverisjen demokratike e të përgjegjshme dhe do ta rivendosë sundimin e ligjit. Por kjo duhet të ndodhë shpejt. Koston e kësaj mënyre të qeverisjes për një kohë do ta paguajnë qytetarët tanë. Por kjo kastë do të përfundojë keq, pashmangshëm” ka shkruar kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
