Duke komentuar vendimin për shkakrikimin e kryeprokurorit, Blerim Isufaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka konstatuar se kryeministri Albin Kurti po kërkon drejtësi që i përshtatet pushtetit. Ai ka shkruar më tutje se kur prokurori bëhet problem vetëm pse nuk është i kontrollueshëm, problemi nuk është prokurori. Problemi është pushteti që kërkon kontroll mbi drejtësinë. “Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz. Hetime mbi skandalet e ministrave të qeverisë Kurti. Por, “performancë e dobët”. Dhe çfarë ndodhë? Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj. Një njeri i luftës për lirinë e Kosovës, një zyrtar i shtetit me integritet të lartë profesional sot largohet nga detyra pikërisht kur Prokuroria po merret me dosje tejet të ndjeshme. Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit. Sepse kur prokurori bëhet problem vetëm pse nuk është i kontrollueshëm, problemi nuk është prokurori. Problemi është pushteti që kërkon kontroll mbi drejtësinë” ka shkruar deputeti, Avdullah Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
