Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ajo ka theksuar se subjekti politik që i takon, ia ka ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen. Gjatë intervistës për “Kosovapres”, deputetja Blerta Deliu – Kodra, ka theksuar se besojnë që në situata të tilla të nevojës qytetare duhet të gjendet një emër që i kontribuon stabilitetit. E pyetur se cili mund të jetë kandidati që do të bashkonte LVV-në dhe PDK-në, ajo nuk ka përmendur ndonjë emër konkret, por ka thënë se presidenti duhet të jetë një figurë që afron forcat politike dhe shmang zgjedhjet e reja parlamentare. Deputetja Blerta Deliu Kodra ka theksuar se PDK-ja nuk dëshiron zgjedhje të reja, por nuk do të mbështesë vendime që, sipas saj, do të bëheshin zgjatim i pushtetit të Vetvendosjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
