Mbrëmë pas orësh tensione dhe përplasjeje me Policinë, deputetët e PDK-së u bashkohen protestuesve

Pas disa orësh protestash dhe tensioneve mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, gjatë të cilave pati përdorim të ujit dhe gazit lotsjellës, si dhe raportime për protestues të lënduar, në mesin e protestuesve janë shfaqur edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Kohë pas kohe kanë dal nga kuvendi i Kosovës deputetë të PDK-së, duke shprehur mbështetjen për kërkesat e tyre.  Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë zhvilluar bisedime me Policinë e Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë dhe lejimin e hyrjes së protestuesve. Pas negociatave me zyrtarët policorë, është mundësuar hapja e sheshit për qytetarët që po kërkojnë miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilin protestuesit e konsiderojnë si ligj që mbron vlerat e luftës së UÇK-së. Ndërkohë, PDK ka dënuar përdorimin e dhunës nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve, duke kërkuar ndaljen e, siç ka thënë kjo parti, ndërhyrjeve jo proporcionalë dhe respektimin e së drejtës kushtetuese për protestë. Partia ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria, duke theksuar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për shtypjen e protestës qytetare. Gjatë ndërhyrjes policore janë raportuar dhjetëra persona të lënduar.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon që Ligji për Specialen të shqyrtohet në ora 17:30, Haxhiu: Ndërhyrje brutale në rendin e ditës

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së që shqyrtimi i …