Ramush Haradinaj përshëndet protestuesit: Deputetët t’i kryejnë detyrat që ua ka dhënë populli

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u është drejtuar protestuesve që po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke u bërë thirrje deputetëve që ta përmbushin detyrën e tyre në Kuvend. Haradinaj deklaroi se kanë mbetur edhe 11 orë dhe kërkoi nga deputetët që të kthehen në sallë dhe ta trajtojnë projektligjin në lexim të dytë. “Si Aleancë, ju bëjmë thirrje kolegëve të vijnë dhe t’i kryejnë detyrat që na i ka dhënë populli”, deklaroi Haradinaj. Ai shprehu mbështetjen e tij për protestuesit, duke theksuar se Aleanca qëndron pranë ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe kërkesave të tyre. “Jemi një me çlirimtarët. Jemi me zemër me ju”, u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon seancë urgjente për ligjin për UÇK-në dhe hetim për dhunën ndaj protestuesve

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të thërrasë …