Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Arsim Bajrami kërkon rrëzimin e NPK-së në apel: Thelbi i betejës juridike është prova, jo konteksti i luftës

Profesori i së drejtës, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se një nga çështjet qendrore të procesit të apelit në rastin Thaçi dhe të tjerët duhet të jetë shqyrtimi i kualifikimit juridik për ndërmarrjen e përbashkët kriminale. Konteksti i luftës në Kosovë, ekzistenca e strukturave politike e ushtarake apo fakti se gjatë konfliktit mund të jenë kryer krime, nuk janë në vetvete prova të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Bajrami thekson se apeli duhet të fokusohet te lidhja ndërmjet provave konkrete dhe përfundimit juridik të shkallës së parë, veçanërisht nëse është dëshmuar një qëllim i përbashkët kriminal, pjesëmarrja individuale, kontributi konkret dhe elementi subjektiv i kërkuar nga e drejta penale ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai vë në dukje se dijenia për ekzistencën e krimeve nuk është e barabartë me dashjen për kryerjen e tyre, ndërsa pozita politike apo ushtarake nuk mund të zëvendësojë provën e përgjegjësisë individuale. Sipas këtij argumentimi, përgjegjësia penale duhet të ndërtohet mbi veprimet dhe rolin konkret të secilit të akuzuar, dhe jo mbi përkatësinë në një strukturë apo mbi interpretimin e përgjithshëm të kontekstit të luftës. Bajrami argumenton se nëse elementet e NPK-së nuk janë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, Dhoma e Apelit duhet ta rrëzojë këtë bazë të përgjegjësisë penale. Ai kërkon që, në varësi të vlerësimit të Dhomës së Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet dhe të merret një vendim në përputhje me standardet e provës dhe të së drejtës penale ndërkombëtare. Në thelb, argumenti i Bajramit është se lufta dhe përgjegjësia penale individuale duhet të trajtohen si dy çështje të ndara juridikisht dhe se asnjëra nuk mund të zëvendësojë provën konkrete të elementeve të një vepre penale.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon seancë urgjente për ligjin për UÇK-në dhe hetim për dhunën ndaj protestuesve

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të thërrasë …