FSK renditet e dyta në garën “Ushtari më i mirë” në SHBA

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”, e zhvilluar në shtetin e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesëtarët që përfaqësuan Kosovën në këtë garë janë pritur në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili i ka dekoruar me medalje për rezultatet e arritura.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë garës pjesëtarët kosovarë kanë dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake, duke u renditur në mesin e ekipeve më të suksesshme.
“Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas FSK-së, ky rezultat përbën një vlerë të shtuar për institucionin dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve të larta ushtarake.
Arritja në vendin e dytë në këtë garë ndërkombëtare paraqet një tjetër rezultat për pjesëtarët e FSK-së në aktivitetet ushtarake jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Kastrati: AAK-ja tregoi qëndrim prej burrështetasi, PDK-ja dhe LDK-ja i frikësohen Kurtit

Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vlerësuar rolin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë …