Ylli Mece: VASHËZ GJAKOVARE

Ylli Mece: VASHËZ GJAKOVARE

Ç’ma trazove shpirtin
Vashëz gjakovare
Flakë e zjarr në luftë
Në këngë e në valle !
—–
Mbi tokën dardane
Dole si një Hënë
Me hap herë të lehtë
Herë me hap të rëndë !
——
Vashëza e Gjakovës
Si lulet në prill
Buzëqeshja jote
Çel çdo trëndafil !
—–
Rend ndër horizonte
Xhamadan zbërthyer
Flatrat si shqiponja
Në flamur mbërthyer !
—–
Bardhësi e vellos
Të jep dritë mbi kokë
E kuqja e buzës
Lindur nga kjo tokë
—–
Mbi tokën dardane
Shtati yt i dlirë
Deje ke Gjakovën
Zemër, ke Shqipërinë !
——
Vashë e Iliriadës
Vashëz Gjakovare
Yjet rrit në djep
Për tokën shqiptare
——
Gjakun, mbi flamur
Në çast i bashkova
Si vullkan plot llavë….
Mu shfaq…. gjith’ Gjakova !

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: PËRTEJ ADRIATIKUT, NË GJURMËT E ARBËRISË (Një udhëtim drejt arbëreshëve të Shën Mitrit – San Demetrio Corone)

Adem Lushaj: PËRTEJ ADRIATIKUT, NË GJURMËT E ARBËRISË (Një udhëtim drejt arbëreshëve të Shën Mitrit – San Demetrio Corone)

Nisja nga Deçani drejt San Demetrio Corone nuk ishte një udhëtim i zakonshëm. Ishte një …