Në Skenderaj funksionalizohen shërbimet specialistike nga Gjinekologjia, pulmologjia, fizioterapia

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Hasan Hoti, dhe menaxhmentin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), kanë vizituar shërbimet specialistike, të cilat nga ky muaj janë funksionalizuar dhe tashmë janë në dispozicion të qytetarëve.

Gjinekologjia, pulmologjia, fizioterapia dhe shërbimi i punëtorit social janë shërbime që kanë munguar për disa vite në kuadër të QKMF-së. Tashmë, qytetarët e Komunës së Skenderajt mund të përfitojnë nga këto shërbime, duke marrë kontrolle dhe trajtime specialistike pa pagesë.

Funksionalizimi i këtyre shërbimeve përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e kujdesit shëndetësor, zgjerimin e mundësive për trajtim dhe lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

NJOFTIM – Bllokohet përkohësisht rruga Drenoc – Bubavec

Komuna e Malishevës njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të punimeve në asfaltim, gjatë …