Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që supozohej të kalonte jetën, derisa bashkë me të u vra edhe vëllai i saj. Ky është rasti i 6-të brenda vitit 2026, ndërsa duket se vrasjet e grave po kalojnë vetëm nga një numër në tjetrin, kështu duke mos arritur të ndryshohet mendësia se vrasjet janë të papranueshme. Vrasja e së premtes ndodhi rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit, ndërsa sipas Policisë nuk dihen rrethanat të cilat çuan deri te vrasja, e sipas raportimeve në media, shkak për vrasjen e 30-vjeçares dyshohet të jetë kërkesa për divorc, gjë kjo që duket se nuk e ka pranuar dorasi, i cili më pas është vetëdorëzuar në polici. Policia tha se në dy vende të ngjarjes ka sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha, si dhe brenda veturës së të dyshuarit ka sekuestruar një revole, me të cilën dyshohet se ishte kryer vrasja, ndërsa edhe revolja kishte leje të skaduar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
